22.5 C
Tirana

Zerka tregon të gjitha detajet që s’i dinim për lidhjen e tij me Ronelën.

VENDI

I ftuar sonte në Klanifornia Young Zerka u tregua më i sinqertë se kurrë. Madje aq i sinqertë saqë na gjeti pa përgatitur. Zerka e kishte ndarë mendjen të fliste hapur për lidhjen e tij me Ronelën një lidhje që të dy e kanë mohuar për vite me radhë.

Ndonëse të gjithë e dinin, ai dhe Ronela nuk u përgjigjeshin kurrë pyetjeve që kishin të bënin me lidhjen e tyre, duke u shprehur gjithmonë se janë thjesht miq.

Pyetja e parë e drejtuar nga Marina ishte se pse e mbajnë të fshehtë lidhjen. Përgjigjja e Zerkës ishte e shkurtër, por e qartë. Ai tregoi se nuk dëshirojnë të njihen si Zerka dhe Ronela çift, por të njihen për muzikën e tyre.

Defekti më i madh te Ronela? Sipas tij, Ronela nuk ka defekte. Por për kë bëhet xheloze Ronela? Ajo nuk është se bëhet xheloze për shumë vajza, ama pak për Rihanna të cilën Zerka e ka fiksim dhe këtë e kemi kuptuar nga kënga.

Dhe për të gjithë ju që keni dëshiruar gjithmonë të dini se sa kohë ka çifti i lidhur Zerka ka zbuluar se ka 5 vite e gjysmë i lidhur me Ronelën.

- Advertisement -

TE FUNDIT