18.5 C
Tirana

Zbulohet vlera e bizhuterive të grabitura përballë Drejtorisë së Policisë.

VENDI

Një argjendari është grabitur pak pas mesdites në qytetin e Elbasanit.
Një person me kapele është futur në dyqanin që ndodhet në afërsi të Drejtorisë së Policisë së qytetit.

Ai ka arritur të marrë një sasi të konsiderueshme të floririt si varëse byzylykë unaza dhe një shumë të konsiderueshme parash që ndodheshin në arkë.

Burime të policisë thanë se vlera e bizhuterive të marra arrin deri në 30 mijë euro.
Nga hetimet është bërë i mundur identifikimi i autorit por jo kapja e tij.

Në vendngjarje është sekuestruar nderkohe arma pistoletë që është përdorur për vjedhjen.

Policia ka marrë dëshminë e punonjëses dhe të personave që gjendeshin pranë si dhe ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë.

- Advertisement -

TE FUNDIT