15.5 C
Tirana

Zbulohet super emisioni që do të drejtojë Luana Vjollca së shpejti.

VENDI

Pak ditë më parë Luana Vjollca deklaroi se do të rikthehet së shpejti në ekran me një tjetër emision. Revista Anabel ka zbuluar programin e ri televiziz që do të moderojë Luana dhe në qendër të gjithë programit është një lojë mes beqarësh.

30 vajza do të vihen përballë një djali simpatik derisa njëra prej tyre në bazë të lojës fiton një takim me të. Sipas formatit origjinal i cili u zhvillua nga Freemantle në 2009 një burrë i vetëm vihet përballë 30 grave.

Loja ndahet në tre segmente. Duke gjykuar vetëm nga pamja e burrit dhe nga një rresht informacion për të gratë duhet të vendosin në duan ta mbajnë ndezur dritën apo duan ta fikin.

Nëse e fikin pra shprehin mospëlqim nuk mund ta ndezin më në fazën tjetër tregohet një video e beqarit që flet për cilësitë aftësitë dhe parimet e tij. Sërish gratë zgjedhin ta mbajnë dritën ndezur apo ta fikin.

Tregohet një video tjetër e një familjari a miku të beqarit që flet për të gratë vendosin sërish. Nëse në fund të këtij procesi kanë mbetur më shumë se katër drita ndezur beqari fik një prej tyre më pas tre grave të mbetyra u bën një pyetje.

Fik dritën e njërës pastaj u bën një pyetje dy grave të mbetura dhe fik dritën e njërës duke mbetur kështu me një partnere. Nëse gjatë lojës fiken të gjitha dritat beqari largohet pa një takim shkruan revista Anabel.

- Advertisement -

TE FUNDIT