13.5 C
Tirana

Zbardhet formacioni i Shqipërisë, rikthehet Strakosha

VENDI

Edhe pak minuta mungojnë nga ceremonia që do të zhvillohet në ”Arenën Kombëtare” për të festuar inaugurimin e saj, dhe për të shijuar më pas sfidën ndaj kuqezinjve dhe kampionëve të botës të Francës.

Ndërkohë, A2 ka siguruar edhe formacionin me të cilin tekniku Edi Reja ka vendosur të vejë në vështirësi Didier Deschamps.

Sipas informacioneve, Shqipëria do të rreshtohet me skemën 5-3-2-, ku në portë do të rikthehet Strakosha, ndërkohë që në mbrojtje Hysaj dhe Lenjani në krah do të ndihmojnë Ismajlin, Dermakun dhe Gjimshitin.

Në mesfushë, Bare, Gjasula dhe Memushaj do të mundohen të krijojnë raste për dyshen e sulmit Manaj-Balaj.

- Advertisement -

TE FUNDIT