21.5 C
Tirana

Voltana Ademi: 10 arsyet pse do të jem në tubimin e 2 marsit

VENDI

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, do të jetë ditën e nesërme në Bulevardin Dëshmorët e Kombit mes shumë demokratëve të tjerë që i janë bashkuar tubimit thirrur nga Presidenti Ilir Meta. Ajo ka listuar një sërë arsyesh se përse qytetarët sipas saj duhet t’i bashkohen këtij tubimi.

Postimi i plotë

Ne, Populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë,
Me përgjegjësi për të ardhmen,
Me besim te Zoti dhe/ose te vlera të tjera universale,
Me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social,

Për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut,
Me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare,
Me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor,
Si dhe për prosperitetin e të gjithë kombit,

Për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror,
Me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar,
Me bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit”
Mbrojmë kushtetutën e republikës tonë,
Vendin tonë, Shqipërinë.

- Advertisement -

TE FUNDIT