22.5 C
Tirana

Vllaznisë i ikën sërish trajneri, vjen trajneri i ri.

VENDI

Vllaznia në basketboll për meshkuj nuk po gjen rehati. Kuqeblutë kanë larguar edhe trajnerin që erdhi vetëm pak kohë më parë kroatin Vladimir Ivankoviç i cili zëvendësoi Nikolai Gospodinov.

Pas rreth një muaji qëndrim në Shkodër Ivankoviç ka ndërprerë marrëdhëniet me Vllazninë duke mos e vijuar më këtë aventurë me kuqeblutë.

Shkodranët nuk kanë pritur aspak dhe menjëherë kanë emëruar trajnerin e ri, malazezin Darko Vujaçiç një emër i njohur ky pasi ka drejtuar edhe më përpara Vllazninë në 2015 teksa erdhi pak pa mbaruar sezoni dhe në një moment jo të mirë arriti që të sheshojë gjërat dhe të shpallte kampion skuadrën shkodrane.

Largimi i trajnerit Ivankoviç vjen pas disa kërkesave shtesë të tij që kanë lidhje me pjesëtarët e tjerë të familjes por edhe një mungesë seriozieti në raport me drejtuesit e Vllaznisë në këtë lloj aspekti.

Në këtë mënyrë palët kanë vendosur që të ndërpresin kontratën duke bërë që kroati të largohet për ti lënë vendin malazezit. Në fakt ish trajneri tashmë Ivankoviç ndryshoi shumë gjëra tek Vllaznia.

I dha besim lojtarëve dhe arriti të zhvillojë disa ndeshje pozitive për aq kohë sa qëndroi duke rikthyer Vllazninë si një pretendente serioze për titullin kampion por kërkesat familjare detyruan këtë divorc mes tij dhe kuqebluve.

Tashmë trajneri i ri Darko Vujaçiç ka nisur menjëherë punën me Vllazninë normalisht duke qenë nostalgjik për vitin 2015 kur fitoi titullin kampion.

Por që nga ai vit ka kaluar shumë kohë dhe Vllaznia nuk është më e njëjta e po ashtu kundërshtarët janë shumë më të fortë. Pavarësisht kësaj trajneri i ri Vujaçiç e ka mësuar një gjë të tillë.

Por objektivi nuk ndryshon pasi shkodranët do të vijojnë që të kërkojnë fitimin e titullit kampion në këtë sezon edhe pse nuk është aspak e lehtë duke parë rivalitetin e fortë dhe ekipet e tjera të mirëpërgatitura.

Megjithatë Vllaznia ka treguar se mund të fitojë ndaj secilit kundërshtar por mjafton harmonia në ekip që këtë sezon ka munguar dëshira për fitore dhe dhënia e maksimumit në fushën e lojës ndaj çdo ekipi. Tashmë mbetet për tu parë dora e Vujaçiç dhe se cilat do të jenë paraqitjet e Vllaznisë në pjesën e mbetur të sezonit.

- Advertisement -

TE FUNDIT