10.5 C
Tirana

Vllaznia zyrtarizon edhe sulmuesin Sidorenco, ish futbollist i kombëtares Moldave

VENDI

Vllaznia zyrtarizon edhe goditjen e trete ne merkato. Paraditen e sotme ka hedhur firme ne kontrate edhe sulmuesi Eugeniu Sidorenco.

Lojtari i kombetares moldave do te jete per nje vit pjese e kuqebluve. Keshtu behet e ditur nga vete klubi shkodran ne njoftimin e tij ku shkruhet:

KF Vllaznia bën të ditur se zyrtarisht skuadrës që nga dita e sotme i është shtuar edhe sulmuesi Eugeniu Sidorenco.

Drejtuesit e klubit besojnë se eksperienca e madhe me ekipet e tij të mëparshme por edhe me kombëtaren e Moldavisë, do të jenë arsyet e duhura që ky futbollist ta ndihmojë Vllazninë në repartin sulmues për të shënuar golat e duhur dhe për ta ndihmuar atë në arritjen e objektivave. Lojtari ka firmosur një kontratë njëvjeçare me klubin tonë.

KF Vllaznia i uron mirëseardhjen futbollistit Eugeniu Sidorenco në familjen kuqeblu!

- Advertisement -

TE FUNDIT