12.5 C
Tirana

Vllaznia, zbardhet formacioni me të cilin do të luajë sot ndaj Luftëtarit

VENDI

Sfida e sotme në Gjirokastër konsiderohet shumë e rëndësishme në kampin shkodran.
Padyshim që kuqeblutë do futen në fushë me objektivin e qartë për të mos dalë pa pikë.
Trajneri Gjoka natyrisht që ka menduar edhe mënyrën si do të luajë skuadra e tij dhe po ashtu edhe formacionin që do të hedhë në fushë.
Të paktën nga sa është parë gjatë këtyre ditëve edhe në stërvitje, Vllaznia do ta nisë nga minuta e parë me këtë formacion:
Në portë do të jetë Sherri ndërsa në mbrojtje Gocaj nga e djathta, Malota e Berisha në qendër dhe Mersini në të majtë.
Në mesfushë, në qendër të saj do të luajnë Krymi e Orelesi, në krahë Lika e Çinari ndërsa mesfushor i avancuar Vucaj.
Ky i fundit do të jetë në mbështëtje të Sukajt që do të luajë në majë të sulmit.
Për kuqeblutë shumë e rëndësishme është që të mos dalin pa pikë nga Gjirokastra në këtë ndeshje.
Edhe një pikë do të ishte e mjaftueshme për vazhdimin e serisë së rezultateve pozitive megjithëse vetë pjestarët e tyre janë shprehur se Vllaznia sot do të luajë për fitore.
www.shkodrasport.com

- Advertisement -

TE FUNDIT