15.5 C
Tirana

VLLAZNIA MENDON PËR TË ARDHMEN RINOVIMI NIS ME TRAJNERIN CANAJ DHE KONTRATA PËR 5 LOJTARË TË TJERË

VENDI

Përgatitjet për rinovime në skuadrën e zemrës së shkodranëve duket se do të nis pikërisht nga koka e saj pran nga trajneri. Nga sa bëhet me dije Agim Canaj pritet të jetë firma e parë në kontratën shkodrane për sezonin e ardhshëm.

Tekniku udhëhoqi skuadrën drejt ngjitjes në elitë, duke fituar besimin e drejtuesve ku një meritë mjaft të madhe ka pasur puna e jashtzakonshme që ka bërë trajneri paraardhës i tij Hasan Lika. Por, Canaj nuk do të jetë emri i vetëm që do të rinovoj me ekipin kuqeblu.

Nga sa është bërë e ditur janë edhe disa emra të tjerë të njohur tek Vllaznia që duket se do të jenë sërish pjesë e Vllaznisë. Silvio Junior, Olsi Gocaj, Gilman Lika, Alsid Tafili dhe Antonio Marku janë shumë pranë akordit për të rinovuar të paktën edhe për një sezon me shkodranët.

Forma e treguar dhe cilësitë e tyre kanë krijuar boshtin te skuadra e Canaj, që i beson sërish “armatës së vjetër”. Në këtë mënyrë duket se pak e nga pak skuadra do të nis edhe riformimin e dëshiruar ku kujtojmë se më herët është raportuar se aia që janë konfirmuar si pjesë e kuqebluve për sezonin e ardhshëm pavarësisht ofertave të ndryshme që kanë marrë janë Sherri, Krymi, Kruja, Zogaj, Gurishta.

Por Vllaznia ka akoma mjaft punë për të bërë sa i përket edhe kompletimit të skuadrës me lojtarët që i nevojiten për ta përforcuar me rikthimin e saj në Kategorinë Superiore. Edhe pse sa i përket afrimeve të mundshme në këtë ekip akoma nuk kemi një emër konkret pasi e ardhmja e klubit është ende në ajër.

Kjo për shkak se zgjedhjet vendore ndikojnë direkt sepse Bashkia është aksioneria kryesore e klubit gjë e cila mesa duket do e mbaj pezull këtë skuadër edhe për disa kohë deri sa klubi të kalojë drejtë privatizimit gjë e cila është kërkuar prej kohësh.

- Advertisement -

TE FUNDIT