20.5 C
Tirana

VELIPOJË, NIS SEZONI VEROR PUSHUES TË SHUMTË SHFRYTËZUAN BREGDETIN VERIOR

VENDI

Sezoni veror tashmë mund të thuhet zyrtarisht se ka nisur kjo bazuar edhe në fluksi i pushuesve që kanë vizitura plazhin e Velipojës këtë fundjavë. Duket se tashmë ditët me vransira dhe reshje shiu më në fun ja kanë lënë vendin ditëve të nxehta plot diell ku për të gjithë qyetarët shkodranë destinacioni kryesorë mbetet plazhi i Velipojës.

Mjaft favorizuese është fakti se koha për të shkuar nga qyteti i Shkodrës drejtë Velipojës është rreth 25 minuta dhe kjo e bën që kushdo edhe mbasi ka rkyer orarin zyrtarë të punës së tyre të shkojnë për tu freskuar në det. Këtë të dielë siç shihet edhe nga pamjet pushuesit kanë qënë të shumtë ku duhet theksuar se përvç pushuesve nga Kosova të cilët ata janë të parët që kanë nisur edhe sezonin turistik masivisht këtë të dielë që sapo kaloi kanë qënë ehde vetë shkodranët që kanë kaluar fundjavën aty.

Është e dukshme që në mënyrë zyrtare sezoni verorë ska nisur akoma kjo bazuar nga fakti se në plazh ekzistojnë vetëm çadrat ku ndryshe nga vitet e tjera ku vija bregdetare ka qënë e zaptuar nga shezlongët e hoteleve dhe retsoranteve të Velipojës.

Një tjetër mangësi janë edhe rojat e plazhit ku edhe një vit më parë ka qënë një ndër temat dhe ankesat kryesore të të gjithë pushuesve në vijën bregdetare të Shqipërisë e jo vetëm të Velipojës nga ku shpresohet që këtë vit të mos ripërsëritet e njëjta situatë ku pastaj nuk do të mund të evitohen edhe rastet fatale.

Por gjithësesi ajo që vlen të përmendet është fakti se të gjithë ata që këtë të dielë kanë pasur si destinacion Velipojën janë kënaqur duke shijuar rrezet e diellit ujin e pastër por edhe vetë relaksin që të dhuron bregdeti i Velipojës.

Gjithësesi mund të themi se tashmë është koha që të merren masat e nevojshme në çdo aspekt sa i përket sezonit veror që për të gjithë pushuesit të krijohen kushte sa më të përshtatshme duke bërë që Velipoja të mbetet si një nga destinacionet më të pëlqyera jo vetëm nga shqiptarët por edhe jahstë trojeve të saj.

- Advertisement -

TE FUNDIT