25.5 C
Tirana

Vllaznia me një forcë më shumë në dispozicion për të mundur nesër Laçin

VENDI

Vllaznia per ndeshjen e neserme ndaj Laçit do te kete edhe nje force me shume ne dispozicion. Nese do te mungoje per arsye kartonash Shehi, rikthehet mesfushori Krymi pas skualifikimit, por perveç tij eshte edhe nje tjeter lojtar qe do ta shtoje organiken ne dispozicion te stafit teknik.

Behet fjale per sulmuesin e ardhur ne merkaton e janarit, moldavin Eugeniu Sidorenco. Ai nuk mundi te luante ne ndeshjen e kaluar ndaj Flamurtarit sepse nuk i kishte ardhur dokumentacioni, por per neser do te jete ne dispozicion te stafit, e kjo eshte njoftuar nga vete klubi shkodran ne faqen e tij kur shkruan:

Në ndeshjen e parë të këtij viti, atë ndaj Flamurtarit që u zhvillua tre ditë më parë, futbollisti Eugeniu Sidorenco nuk ka qenë në dispozicion të stafit teknik ngaqë nuk i kishin ardhur akoma dokumentet nga klubi me të cilin ka luajtur më parë dhe nga Federata e Futbollit të Moldavisë.

Por tashmë kjo procedurë është mbyllur dhe ky futbollist do të jetë i gatshëm për sfidën e nesërme ndaj Laçit. Sidorenco kësisoj do të jetë një forcë më shumë për stafin teknik në repartin e sulmit dhe shpresojmë që me eksperiencën dhe përvojën e tij të madhe t’i shërbejë ashtu si duhet ekipit tonë.

- Advertisement -

TE FUNDIT