13.5 C
Tirana

Vllaznia- Laçi sot në “Loro Boriçi”. Ja kush do të jetë arbitri i kësaj sfide

VENDI

Ndeshja që do të nisë pasditen e sotme në orën 16.00 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës konsiderohet shumë e rëndësishme sidomos për Vllazninë.
Skuadrës kuqeblu i duhet patjetër të marrë fitoren në këtë përballje.
Po kush do të jenë arbitrat që do ta drejtojnë këtë sfidë?
Arbitër kryesor do të jetë vlonjati i kolegjiumit të Tiranës Klajdi Kola. Ndihmësa të tij do të jenë dy tiranasit e tjerë, Nertil Bregasi dhe Alfres Shkreta.
Ndërsa arbitër i katërt Olsi Sokoli po nga ky qytet. Sakaq vëzhgues i takimit do jetë Albano Janku ndërsa delegat i FSHF-së Astrit Maçi.
Padyshim që prej këtyre arbitrave pritet që të vendosin drejtësi sot në fushë në mënyrë që të fitojë më i miri.

- Advertisement -

TE FUNDIT