17.5 C
Tirana

VLLAZNIA DREJTË “HUMNERËS”, GJOKA: FAJI IM, KOHA PËR TË DISKUTUAR ME DREJTUESIT

VENDI

Luftëtari mposht Vllazninë brenda në Shkodër me rezultatin 0-2. Ndeshja ishte shumë e rëndësishme për të dy skuadrat, pasi shkodranët kishin nevojë për pikët e mbijetesës,
Ndersa gjirokastritët për pikët e Evropës. Fitoren e rrëmbeu ekipi më i mirë, pasi Luftëtari tregoi se është shumë më lart se Vllaznia. Takimi nisi me ngadalësi, pasi të dy ekipet nuk
rrezikuan shumë në minutat e para. Të dy skuadrat e nisën duke studiuar njëra-tjetrën dhe nisën të rrezikonin me kalimin e minutave.
Keshtu pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura. Me fillimin e së dytës miqtë e nisin mjaft mirë, pasi arrijnë të kalojnë shpejt në avantazh në minutën e 52-të. Shkodranët u munduan që të barazojnë shifrat,
por nuk ja dolën mbanë pasi 5 minuta para fundit, shënohet edhe një tjetër gol. Takimi mbyllet 0-2, Vllaznia zhytet fort në “humnerë” me këtë humbje. Pas përfundimit të kësaj ndeshjeje trajneri
Ernest Gjoka u shpreh se e gjithë përgjegjësia e kësaj humbjeje është e tija si trajner dhe se do të ulet të diskutojë më drejtuesit kuqeblu për më tej.
Ndërkohë burime për Star Plus bëjnë me dije se takimi i teknikut Gjoka me drejtuesit do të realizohet ditën e hënë.
Kështu Vllaznia vazhdon rrugëtimin e saj sërish në vendin e parafundit në tabelën
e klasifikimit ku pavarësisht hijeve të dyshimit që la trajneri
Gjoka në deklaratën e tij atyre tashmë u duhet të mbeldhin forcat dhe të përgatiten për në sfidën e ardhshme ajo ndaj Laçit.

- Advertisement -

TE FUNDIT