25.5 C
Tirana

Vjen lajmi i mirë për të gjithë Shqiptarët që ndodhen në Greqi : Nuk duhet që të merakoseni pasi …

VENDI

Nje sherbim i ri do te vi per te gjithe ata emigrante ne Greqi se lejet e tyre do te dergohen me poste ne shtepite e tyre dhe sipas adresave qe kane.

Ministria greke e Emigracionit publikoi në gazetën zyrtare të qeverisë greke vendimin, sipas të cilit, lejet e qëndrimit lëshuar nga shkurti deri në prill dhe në vijim do t`u dërgohen emigrantëve me shërbimin e veçantë të të postës greke, me kosto të qeverisë greke dhe kjo do te largoje rradhet dhe do jete nje forme tjeter.

Vendimi shmang paraqitjen e emigrantëve apo avokatëve të tyre në Qendrat e të Huajve, të cilat me një vendim të qeverisë greke janë mbyllur per shkak te koronavirusit.

Pak kohë më parë Qeveria greke vendosi të shtyjë me 5 muaj lejet e qëndrimit dhe vërtetimet e dorëzimit të kërkesës për ripërtëritjen tyre për të gjithë emigrantët e huaj, pjesa dërrmuese e të cilëve janë nga Shqipëria.

Por sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare lejet e qëndrimit që skaduan nga 11 shkurti deri në 11 mars dhe ato që skadojnë nga 12 Marsi deri më 12 Maj ripërtërihen automatikisht deri më 12 tetor.

Ministria greke e Emigracionit dhe Azilit zgjati një javë më parë me 4 muaj edhe vlefshmërinë e lejeve të qëndrimit dhe kartat e aplikantëve për mbrojtje ndërkombëtare.

Vendimi u vjen në ndihmë disa mijëra qytetarëve shqiptarë që kanë marrë apo aplikuar për azil në Greqi dhe dokumentet e tyre kishin skaduar apo skadojnë gjatë kësaj periudhe dhe kjo eshte rruga me e mire dhe e shpejte qe ata ti marrin

- Advertisement -

TE FUNDIT