14.5 C
Tirana

Visjan Ukcenaj rrëfen ç’ka bërë për ti fituar zemrën bashkëshortes.

VENDI

Aktori i njohur Visjan Ukcenaj ishte i ftuar në emisionin Soiree së bashku me bashkëshorten Jona Xhelilaj me të cilën ka plot 10 vite dhe me djalin e tyre. Çifti simpatik i showbizit folën rreth historisë së tyre të dashurisë. Jona ka treguar se në fillime nuk e ka pëlqyer aspak aktorin dhe që ka dalë në kafe me të thjesht për ta hequr qafe.

Nga ana tjetër Visjani është shprehur se ajo i ka bërë përshtypje që në takimin e parë. Që në impaktin e parë ndjeva një kuriozitet ishte një femër e cila nuk ishte e zakonshme dhe ishte shumë e mbyllur. Nuk fliste me njeri. Ishte realisht sfidë sepse isha mësuar që në Akademi përgjithësisht tipat e njerëzve janë pak ekstrovertë duan të duken.

Jona ishte komplet e kundërta dhe kjo bënte dukje akoma më shumë. Pastaj kam ngulmuar për 3 muaj rresht për ta takuar që të dilte në një tek kafe. Çfarë sbëja futesha në mes të klasës pa pikë lidhje bëja një batutë interesante dhe ikja ka treguar ai.

- Advertisement -

TE FUNDIT