15.5 C
Tirana

“Virusi largohet vetë pas 70 ditesh”, habit matematicieni izraelit: Nuk pyet për masat e marra nga qeveritë…

VENDI

Profesori i njohur i Izraelit, Isaac Ben-Izrael, i cili nuk është ekspert mjekësor, por matematicien, thotë se analiza e shifrave në të gjithë botën tregon se rastet e reja të të infektuarve me korona virus nisin të “rrudhen” pas rreth 40 ditësh nga raportimi i rastit të parë.

Gjithashtu sipas tij, statistikat e thjeshta tregojnë se virusi largohet pas 70 ditësh.

Matematicieni, analist dhe ish gjeneral i shquar izraelit, Isaac Ben-Izrael pohon se analiza e thjeshtë statistikore tregon se përhapja e COVID-19 nuk merr parasysh se ku godet, dhe gjithashtu nuk merr parasysh se çfarë masash qeveritë imponojnë për ta frenuar atë.

Profesori Isaac Ben-Israel, drejtuesi i programit të Studimeve të Sigurisë në Universitetin e Tel Aviv dhe kryetari i Këshillit Kombëtar për Kërkim dhe Zhvillim, tha për mediat izraelite të hënën në mbrëmje se hulumtimet që ai kreu me një profesor të tij, duke analizuar rritjen dhe rënien e rasteve të reja në shumë vende të botës, treguan në mënyrë të përsëritur se “ekziston një model i caktuar” dhe “numrat flasin vetë”.

Ndërsa tha se mbështet distancimin social, mbyllja e ekonomive në të gjithë botën është një gabim sipas tij, që del në dritën e këtyre statistikave.

Në rastin e Izraelit, vuri në dukje ai, rreth 140 persona vde sin çdo ditë në jetën normale.

“Të mbyllësh pjesën më të madhe të ekonomisë për shkak të një virusi që po vr et një ose dy në ditë është një gabim rrënjësor që i kushton padrejtësisht Izraelit 20% të PBB-së së tij’, akuzoi ai.

Por përgjigjen e mori nga Profesori Gabi Barbash, drejtor i spitalit dhe ish drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, i cili insistoi se Ben-Izraeli gabohet dhe se numri i të vde kurve do të ishte shumë më i lartë nëse Izraeli dhe vendet e tjera nuk do të kishin ndërmarrë hapat që ata kanë marrë.

- Advertisement -

TE FUNDIT