11.5 C
Tirana

Vijnë në shqipëri pesë ”makina të së vërtetës” për Byronë Kombëtare të Hetimit

VENDI

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kanë dhuruar Ministrisë së Brendshme pesë paketa të kontrollit poligraf, të njohura ndryshe si makina të së vërtetës

Këto makineri janë dhuruar në kuadrin e ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe do të shërbejnë për testimin e aplikantëve që do të kandidojnë për tu bërë pjesë në BKH. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka njoftuar se pajisjet do të përdoren nga poligrafë të trajnuar nga SHBA

Postimi i plotë

Këtë javë, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) hodhi një tjetër hap përpara drejt ngritjes së saj me dhurimin e pesë paketave të kontrollit poligraf nga qeveria e Shteteve të Bashkuara për Ministrinë e Brendshme. Pajisjet do të përdoren nga poligrafë të trajnuar nga Shtetet e Bashkuara, të cilët do të kryejnë testimet e aplikantëve për Byronë Kombëtare të Hetimit, për të ndihmuar në ruajtjen e standarteve më të larta të integritetit.

Dhurimi dhe certifikimi i poligrafëve është pjesë e një program dhjetë javor, financuar nga Byroja e Departamentit të Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës nëpërmjet Programit Ndërkombëtar të Ndihmës për Trajnime në Hetimet Penale (ICITAP).

Drejtori i Përgjithshëm dhe ekipi menaxhues i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SIAC), organizata që do të punësojë shqyrtuesit e poligrafeve, iu bashkuar drejtuesit të programit ICITAP dhe drejtueses së INL në Shqipëri për ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve.

- Advertisement -

TE FUNDIT