15.5 C
Tirana

(VIDEO) Pelegrinazhi në Kishën e Laçit. Mijëra besimtarë kalojnë natën duke u lutur

VENDI

Ka përfunduar mbrëmë pelegrinazhi në kishën e Shën Ndout në Laç. Janë 13 të marta që respektohen nga besimtarët për të mbërritur deri në ditën e Shna Ndout.

 

Pelegrinë të shumtë i janë drejtuar këtij vendi të shenjtë për të gjetur ngrohtësi shpirtërore, duke drejtuar lutjet e tyre për qetësi, shëndet, harmoni dhe begati. Në këtë kishë mbrëmë ishte gazetarja e Top Channel, Juli Ristani, e cila ka intervistuar besimtarë të ndryshëm.

 

Disa prej qytetarëve kanë treguar për mrekullitë që pretendojnë se iu kanë ndodhur nga Kisha e Laçit. Si pasojë e kësaj ata vazhdojnë që të shkojnë atje rregullisht, sa herë që kanë ndonjë shqetësim.

 

Top Channel

- Advertisement -

TE FUNDIT