23.5 C
Tirana

(VIDEO) Pamje të tmerrshme nga Shkodra. Rrethimi serbo-malazez 1912-13

VENDI

Një nga betejat kryesore gjatë Luftërave Ballkanike ishte ajo për marrjen e Shkodrës. Rreth 25.000 ushtarë malazezë e mbajtën të rrethuar Shkodrën nga 10 tetori 1912 deri më 22 prill 1913. Ndërkaq qyteti mbrohej nga 5000 ushtarë aktivë osmanë dhe 10000 rezervistë shqiptarë, të komanduar nga Hasan Riza Pasha, komandant i forcave ushtarake në Vilajetin e Shkodrës, por i cili kishte lindur më 1871 në Bagdad, raporton Koha.net.
Për shkak të rrethimit të gjatë, shkodranët përjetuan një kohë të gjatë urie, që i detyroi ata të hanin edhe lëvoret e trupave të drunjve.
Ja si e përshkruan këtë uri kolektive në ditarin e saj, Hortense von Zambaur, gruaja e konsullit austro-hungarez në Shkodër.
“Gjithë Shkodra po vdes nga uria. Popullsia është në kufirin e fundit të fuqive të saj… Ata luten me të madhe që të vriten… të vdesin sa më parë… kjo është klithma e përgjithshme… ne s’mund të shohim më si spektatorë këto gjyle të tmerrshme se si godasin mbi shtëpitë tona, pabesisht, në mënyrë të poshtër”, ka shkruar ajo.
Në videon e mësipërme mund të shihni Shkodrën një ditë pas dorëzimit. Ajo i ishte dorëzuar malazezëve nga Esat Pashë Toptani.

 

- Advertisement -

TE FUNDIT