16.5 C
Tirana

Vetëm pak shi majfton për të bllokuar banorët e lagjes në qytet.

VENDI

Reshjet e shiut të rëna një ditë më parë kanë krijuar probleme në disa rrugë të ndryshme të qytetit të Shkodrës. Banorët e lagjes Mark Lula në qytetin e Shkodres vazhdojnë të përballen me një sërë problemesh.

Mjafton një ditë me shi dhe gropat mbushen plot me ujë duke i bërë thuajse të pakalueshme këto rrugic si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët që shkojnë në shkollë.

Vetë banorët e lagjes Mark Lula tregojne se prej 30 vitesh përballen me amortizimin e rrugëve. Banorët kërkojnë nga bashkia Shkodër që kjo situatë të ndryshojë dhe të bëhen investime për kanalizimet dhe asafaltimin e rrugicave.

Një situatë e tillë vazhdon të jetë një shqetësim prej vitësh në lagjen Mark Lula por deri më tani institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë për ti rikonstruktuar këto rrugica.

- Advertisement -

TE FUNDIT