14.5 C
Tirana

Vetëkarantinohet gazetarja e Abc News, mësuesi në shkollën e vajzës rezultoi me koronavirus.

VENDI

Në celularët e prindërve të nxënësve të shkollës jopublike Omiros në Korçë ka mbërritur një mesazh nga drejtoria e shkollës që i ka shqetësuar të gjithë pasi një arsimtar ka rezultuar me koronavirus.

Bëhet fjalë për një mësues grek. Ai ndodhet në Greqi dhe po mjekohet atje. Gazetarja Lediona Xheladinaj është prind i një prej nxënësve dhe pas lajmit ajo dhe familja e saj u vëtëkarantinuan. Xheladinaj raporton se prindërit dhe nxënësit njoftohen 4 ditë me vonesë nga momenti kur arsimtari ka dalë pozitiv.

Mësuesi i prekur që është konfirmuar pozitiv në shtetit grek është mësues i gjendjes së mashkullore por nuk bëhet i ditur identiteti i tyre. Ka qenë një mesazh që na ka informuar nga mësuesit kujdestarë të shkollës.

Është panik pasi ende nuk e dime për kë bëhet fjalë ajo që na takon të dimë është që të dimë se kemi pasur apo jo kontakt me këtë mësues. Janë reagime të ashpra nga grupi i prindërve që janë pjesë e grupit.

Pak minuta më parë unë kam pas kontakte me disa persona që dy fëmijë kanë qenë të shtruar me temperaturë të lartë por nuk dihet se si do të shkojë situatë në këtë shkollë të mesme.

Unë ende nuk kam marrë kontakt me fëmijën pasi është tek gjyshërit por më lejo të theksoj faktin se mësuesi i infektuar ka qenë me datë 10 në Shqipëri dhe më pas pasi u mbyll shkolla ai është larguar për në shtetin fqinj ka thënë gazetarja e ABC News.

Në njoftimin e shkollës citohet se Omiros u mbyll 4 ditë përpara se mësuesi të shfaqte shenjat. Po ato pak orë para urdhrit të Ministrisë së Arsimit mësuesi ka patur kontakt me shumë nxënës apo kolegë.

- Advertisement -

TE FUNDIT