23.5 C
Tirana

VELIPOJA PO “PLAKET”, MUNGESA E PLAZHEVE PUBLIKE APO MARKETINGUT?

VENDI

Ranishtja me veriore e vendit është ajo e plazhit te Velipojës, qe gjendet 25 km larg kryeqendrës se veriut qe është qyteti i Shkodrës. Velipoja është një qendër turistike mjaft e këndshme, me peizazh të larmishëm, ku ndërthuren hijeshim det, ranishtja,

lumi, delta me ishuj, kodra, pylli, laguna, fusha, ligatinat vendi më i përshtatshëm për të vrojtuar zogjtë e Adriatikut Lindor në dunat e rërës dhe pellgjet e cekëta të ujit

Zona turistike shtrihet në një sipërfaqe 300 ha dhe kufizohet në veri me rezervatin e Menaxhuar të Velipojës, në jug me detin Adriatik, në lindje me rrethin e Lezhës dhe në perëndim me lumin Buna.

Pra të përshkruar me një fjale është thjesht mrekulli e natyrës shqiptare ku nuk mungon asgjë.

Por çfarë po ndodh me turizmin ne ketë zone? Te shfletosh pak minuta ne internet gjen shume pak informacion për ketë zone turistike e aspak marketing nga qeveria shqiptare ku kjo e fundit përqendrohet jo pak here vetëm ne zonat e jugut te Shqipërie duke promovuar atë me foto e video e duke shpenzuar edhe shume para me projekte të tilla. I vetmi promocion qe i behet kësaj zone janë disa foto nga fotograf amator qe jo pak here promovojnë ketë zone në rrjetet sociale.

Vite me pare Velipoja vizitohej nga çdo moshe, sot dominon mosha e trete. Pse ndodh kjo?

Ndoshta politika?! Ndoshta “urrejtja” e qeverise me pushtetin lokal apo thjeshte mos angazhimi i bashkisë Shkodër duke qene se jo pak merr nga taksat ne ketë zone.

Si vizitor apo pushues ne ketë zone na ngelet vetëm te shpresojmë ne një te ardhme te afërt….

- Advertisement -

TE FUNDIT