11.5 C
Tirana

Vdekja e Florencit, në Shkodër protestuesit djegin flamurin e Francës

VENDI

Ka kaluar në ekstrem protesta e organizuar në Shkodër, kundër vrasjes së të riut Florenc Beqiri dhe kërkimit të dorëheqjes së ambasadorit shqiptar në Francë, Dritan Tola.
Qindra shkodranë kanë dalë sot dhe kanë kërkuar drejtësi. Ata kanë kërkuar gjetjen e autorëve të vrasjes së Florencit.
Por protesta duket se ka marrë edhe nota urrejte. Protestuesit kanë djegur flamurin e Francës, si hakmarrje për vrasjen e Florenc Beqirit.
Ai ndërroi jetë 2 ditë më parë në një spital në Marsejë, ndërsa mjekët i hoqën tubat që e mbanin në jetë. Beqiri ishte i ndaluar nga policia prej 2 javësh dhe në burgun e Marsejës, ndodhi edhe ngjarja e rëndë.
Ai u shtrua në spital, por nuk mundi të mbijetojë. Ambasada e Francës në Tiranë dje u shpreh se trupi i Florenc Beqirit do ti nënshtrohet autopsisë për të zbardhur shkakun e vdekjes.
Autoritet lokale në Francë pretendojnë për një tentativë vetëvrasje, por ky varian është hedhur poshtë nga familjarët dhe miqtë e të ndjerit, të cilët shprehen se ai nuk kishte asnjë arsye për të bëtë këtë veprim.
Ata akuzojnë të burgosur dhe policë arabë, me shtetësi franceze si autorë të vrasjes. Dje në Tiranë u organizuar një protestë më e madhe.
 
© SYRI.net

- Advertisement -

TE FUNDIT