21.5 C
Tirana

Vazhdon procesi i dezinfektimit në Bashkinë Shkodër

VENDI

Këtë të martë ka nisur dhe po vazhdon dezinfektimin e ambienteve të institucioneve publike dhe godinave në territorin e Bashkisë së Shkodrës.

Puna e nisur në orët e mëngjesit do të vazhdojë deri në orët e vona të natës për të vijuar sërish nesër dhe ditët në vijim, deri në përfundimin të plotë të procesit të dezinfektimit.

Video tregon procesin e dezinfektimit në shkollën “Shejnaze Juka” dhe në kopshtin që është në të njëjtën ndërtesë. Ndërkohë, sot është dezinfektuar edhe ambienti i Drejtorisë së Sherbimit Bujqësor dhe Pyjor të Bashkisë Shkodër.

Procesi i dezinfektimit po kryhet sipas të gjitha parametrave profesionale, nga kompani të certifikuara nga institucionet shqiptare.

- Advertisement -

TE FUNDIT