15.5 C
Tirana

Ukrainasja interpreton këngën “Lule Lule” në Greqi dhe merr duartrokitje

VENDI

Kënga arbëreshe, “Lule Lule”, është bërë pjesë e edicionit të sivjetmë të spektaklit për talentë ‘The Voice’ në Greqi.

Këtë këngë ka zgjedhur ta interpretojë ukrainasja Angelina Statyeva gjatë konkurrimit në ato që njihen si ‘audicione të fshehura’.

Edhe pse kishte probleme në shqiptimin e fjalëve, këngëtarja ka arritur këndojë për mrekulli këtë këngë të vjetër me shekuj.

Njëherësh, ajo ka tërhequr vëmendjen e jurisë që e kanë pëlqyer këngën, përkundër vështirësisë me fjalët.

Ajo ka treguar se nuk e di shqipen, porse kjo këngë shqiptare i ka pëlqyer, prandaj e ka zgjedhur ta interpretojë. /Telegrafi/

- Advertisement -

TE FUNDIT