27.5 C
Tirana

U shkëput nga dora e nënës. Historia e 7 vjeçarit të humbur nën rrënoja.

VENDI

Skena që përloti të gjithë teksa ndiqnin hap pas hapi zhvillimet e tërmetit të fuqishëm që la dhjetëra vik tima në Shqipëri, ishte ajo e një të vogli që i përlotur dilte nga rrënojat, teksa nën to gjyshja e tij që e kishte mbajtur në prehrin e saj kishte ndërruar jetë. Djali është anëtari më i vogël i familjes Vata. Nëna e tij Ela Vata shpëtoi duke dalë gjallë nga ky tërmet. Por kjo familje e cila humbi gjyshen Hajrie Vata 62 vjeçare, po përjeton dhimbje të madhe, pasi nuk ka asnjë gjurmë të djalit 7 vjecar.

E gjitha familja, Ela Vata, dy djemtë e saj dhe gjyshja kanë qenë në katin e katërt, dhe sapo kanë ndjerë lëkundjet e para kanë mundur të zbresin deri në katin e parë. Por në këtë përpjekje për ti shpëtuar tërmetit kanë humbur nga sytë djalin 7 vjeçar i cili ka shpëtuar dorën nga nëna e tij Ela. Vëllai i Rolejtit u nxorr i gjallë në prehrin e gjyshes së pajetë. Ela Vata dhe djali i saj i shpëtuar po marrin ndihmë mjekësore.

Ndërsa të pakta janë mundësitë që Rolejti i vogël të jetë gjallë nën rrënoja. I ati i tij Servet Vata punon në Greqi dhe është kthyer në atdhe pas tragjedisë që preku familjen e tij. Ka pasur fatin e mirë të mos jetë në banesë, bashkëshorti i Hajrie Vatës, Femi Vata i cili ishte në punë roje në një ambient privat në autostradë. Ndërkohë djali tjetër i tyre për fat atë ditë kishte shkuar në Lushnje, tek e motra.

- Advertisement -

TE FUNDIT