11.5 C
Tirana

U pushua nga puna për shkak të koronavirusit, 20-vjeçari fiton miliona dollarë në një lotari

VENDI

Një 20 vjeçar në Adelaide të Australisë, ka fituar një lotari prej 3 milionë dollarësh, pak kohë pasi humbi punën, për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

20-vjeçari, indentiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, do të marrë rreth 20,000 dollarë australian në muaj, përgjatë 20 viteve të ardhshme, shkruajnë mediat.

“Ne jemi një familje e re dhe kemi një fëmijë, kështu që kjo lotari do të na ndihmojë për pjesën tjetër të jetës sonë. Kohët e fundit kam humbur dhe punën time për shkak të virusit korona, kështu që fitimi i lotarisë më ka ndihmuar së tepërmi. Isha stresuar shumë kohët e fundit, por tashmë jam shumë i lumtur” u shpreh i riu.

- Advertisement -

TE FUNDIT