17.5 C
Tirana

U plagos me plumb në kokë gjatë grabitjes në Fier, vdes 53-vjeçari

VENDI

Ndërron jetë 53-vjeçari që u plagos dje gjatë grabitjes së pikës së këmbimit valutor në Fier. Agur Vrenozi ka ndërhyrë në momentin
kur tre personat e armatosur grabitën biznesin që ndodhej në ndërtesën e dhënë me qira nga 53-vjeçari.
Vrenozi humbi jetën mëngjesin e kësaj të shtune në Spitalin e Traumës ndërsa pronari i “Exchange”, Gëzim Hoxha i plagosur gjatë përleshjes me autorët ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Për ngjarjen e rëndë u arrestuan Zini Fyraj 37 vjeç, Lulëzim Demiraj dhe Dashamir Gergali 41 vjeç.

- Advertisement -

TE FUNDIT