13.5 C
Tirana

U përfolën për ndarje, Dj Geek tregon të vërtetën për lidhjen me Dafinën.

VENDI

Dafina Zeqiri bëri publike lidhjen me Dj Geek pak javë më parë. Këngëtarja publikoi një foto shumë romantike me partnerin e saj shoqëruar me mbishkrimin tdu.

Megjithëse fotoja mori mjaft komente dhe u shpërnda me shpejtësi në rrjete sociale Dafina vendosi ta fshinte nga profili i saj. Ky veprim i këngëtares u vu re nga të gjithë dhe menjëherë u përkthye si një krizë në marrëdhënien në çift.

Madje në disa prej mediave rozë u aludua se Dafina dhe Dj Geek ishin ndarë pak kohë pasi bënë lidhjen e tyre publike. Por për të mos lejuar përhapjen e thashethemeve Dj Geek menjëherë ka publikuar video me Dafinën për të lënë të kuptohet se ata vazhdojnë të jenë bashkë.

Mbrëmjen e djeshme të dy kanë qenë të pranishëm në një club në Gjakovë ku kanë performuar si gjithmonë bashkë në skenë. Ai nuk ka komentuar asgjë në lidhje me lajmet që u shpërndanë por videoja e publikuar tregon shumë.

- Advertisement -

TE FUNDIT