25.5 C
Tirana

U kthye nga Kina, mjekët tregojnë nëse është infektuar nga koronavirusi

VENDI

Një shtetase shqiptare që ishte kthyer disa ditë më parë nga Kina, i është nënshtruar një kontrolli shëndetësor për t’u siguruar nëse është infektuar nga koronavirusi.


Pas ekzaminimit, mjekët e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza pohojnë se gruaja ka një grip të thjeshtë, ndërsa theksojnë se nuk ka shfaqur shenja se mund të jetë mbartëse e virusit të ri.


Sipas ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, vendi ynë nuk është aq i rrezikuar sa vendet e tjera të BE-së.


Në doganën e Kakavijës janë ushtruar kontrolle të shumta për të parandaluar ndonjë rast për përhapjen e virusit në Shqipëri, kurse në portin e Durrësit u ndaluan dy shtetas kinezë. Pas vizitave të kryera, këta të fundit nuk rezultuan të infektuar.

- Advertisement -

TE FUNDIT