9.5 C
Tirana

U hoq si e vdekur që familja të përfitonte 1 milion euro, 47-vjeçarja tradhëtohet nga qeni i saj

VENDI

Një grua gjermane që jeton në Majorca dyshohet se ka falsifikuar vdekjen e saj. Historia mori drejtim tjetër për shkak të qenit të saj.

47-vjeçarja, e cila u arrestua nga policia spanjolle, dyshohet të ketë përvetësuar rreth 1 milion € nga firma gjermane e energjisë diellore në vendin ku ajo punonte.

Agjencia e lajmeve DPA raporton se detektivët privatë të punësuar nga firma vazhduan kërkimet në rrjetet sociale dhe zbuluan se ajo zotëronte një qen “gjigant”. Puna e tyre çoi edhe në arrestimin e saj.

Gruaja tashmë është në liri me kusht duke pranuar edhe falsifikimin e vdekjes së saj.

Detektivët e gjurmuan atë në një vilë në Santa Ponça pasi panë një burrë i cili ecte me një qen, i cili nuk është një racë shumë e zakonshme në ishull.

Një ditë më parë, policia në Majorca konfirmoi detajet që fillimisht u raportuan nga gazeta e përditshme lokale “Diario de Mallorca”.

Historia nisi në muajin nëntor kur gruaja u thirr në një seancë gjyqësore në Palma de Mallorca.

Dyshimet u rritën më tej në firmën e energjisë diellore për të cilën ajo punoi në Rostock, Gjermaninë veriore, në kohën kur prindërit e saj raportuan se ajo kishte ndërruar jetë në një aksident me makinë në mars të vitit 2020. Policia tha se ajo në të vërtetë kishte jetuar në Majorka me dokumente false.

- Advertisement -

TE FUNDIT