13.5 C
Tirana

U bllokuan 10 mijë lodra për fëmijë, autoritetet flasin për produkte të rrezikshme në treg.

VENDI

Çdo produkt joushqimor përbën rre zik për shëndetin tonë nëse nuk ka kodin e markimit CE. Lodrat për fëmijët enët e kuzhinës apo produktet elektrike janë kategoritë që përbëjnë më shumë rre zik sipas drejtorit të Mbikqyrjes së Produkteve joushqimore Julian Llupo.

Edhe në tregun shqiptar produktet me risqe ndahen sipas kategorive të ndryshme. Në tregun e lodrave ka problematika të evidentuara, për kategoritë e produkteve jo ushqimore si ato elektrike apo mekanike situata është ndryshe.

Ka një kategori me një rrezikshmëri më të ulët deklaroi drejtori i Mbikëqyrjes së Produkteve Joushqimore Julian Llupo. Llupo shprehet se operatorët ekonomikë dhe tregtarë njihen për herë të parë me ndryshimet ligjore gjatë inspektimeve në terren ndërsa çdo produkt që është jashtë standardeve bllokohet.

Ka një numër të madh operatorësh ekonomik që po njihen për herë të parë me këtë legjislacion u shpreh Llupo. Gjatë ditëve të fundit të muajit dhjetor Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut bllokoi rreth 10 mijë produkte për fëmijë jashtë standardeve të ardhura kryesisht nga Kina.

- Advertisement -

TE FUNDIT