15.5 C
Tirana

“Turp! Kryeministri nuk ka shkelur akoma në Shkodrën e përmbytur”

VENDI

Zona e Nën/Shkodrës po përjeton kohë të vështira. Prej 3 javësh ultësira është e përmbytur. Me qindra banorëvë luftojnë me ujin që ka pushtuar një sërë fshatrash dhe zonën periferike të qytetit.
Kjo situatë është komentuar edhe nga kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili. Sipas tij, banorët përpos fatkeqësisë po përballen edhe me indiferencen e qeverisë.
Statusi i tij në facebook dhe akuzat ndaj Kryeministrit:
Shkodra po perjeton nje moment shume te veshtire dhe mijra hektare toke jane permbytur dhe mijra familje jane te rrezikuara.
Kryeministri as qe ka shkelur dhe as flet asnje fjale per kete situate kritike.
Ky Kryeminister qe vite me pare ne permbytjet e 2010 -11 mbante pa u lodhur fjalime pa fund sot ka qepur gojen e ka lidhur kembet dhe as flet per Shkodren e as shkon ne Shkoder.
Pret kryeministri qe natyra te qetesohet ujrat te fillojne te bien vete dhe ky pastaj te dale e te recitoje te njejten idiotesi “qe ne menaxhuam krizen si asnje here ne keto 25 vjet”.
Fakti eshte qe Shkodren e ka lene ne meshire te fatit.Personat qesharake te qeverise ku njeri i bie gozhdes dhe tjetri patkoit nuk jane menaxhuesit e permbytjes por komedia e zeze e qeverisjes me Shkodren.
Shqiptaret jane pa drejtim.

- Advertisement -

TE FUNDIT