14.5 C
Tirana

Tre vite pa profesor Ymer Striniqin!

VENDI

Sot bëhen plot 3 vite pa profesorin e të gjithëve ne, Ymer Striniqin. Tre vite pa zërin e tij, pa statistikat e tij dhe pa analizat e shkëlqyera të tij.
Njeriu i mikrofonit u nda nga jeta mbase në mënyrë të parakohshme por fakti që ka lënë pas një emër shumë të mirë, e bëjnë atë të pavdekshëm.
Nuk besojmë se ka shkodran që nuk e kujton dhe nuk do ta kujtojë gazetarin e shkëlqyer Striniqi.
Nuk ka shqiptar besoj që të mos ketë ende në mendjen e tij zërin karakteristik të profesor Ymerit në transmetimet e ndeshjeve në Radio-Tirana.
Ai ka qenë dhe do të mbetet shembulli më i mirë për të gjithë ne, pasardhësit e tij.
Shembulli i njeriut të ndershëm, pasionant dhe dashamirës i madh i sportit.
Pikërisht, për të gjitha këto, profesor do të vazhdojë të jetë mes nesh.
Sigurisht jo fizikisht, por këshillat e tij do të jenë gjithmonë të vlefshme sepse ka qenë vërtetë një njeri i mrekullueshëm nga i cili kishe se çfarë të mësoje.
Ka qenë dhe do të mbetet udhërrëfyesi i të gjithë gazetarëve shkodranë.
© shkodrasport.com

- Advertisement -

TE FUNDIT