10.5 C
Tirana

Tre pacientë rëndë në Shkodër, u mjekuan nga infermierja me koronavirus

VENDI

Shkodra është një ndër qytetet më të prekura në vend prej pandemisë së koronavirusit. Sot u zbuluan 13 raste të reja ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 70.

Fatkeqësisht në spitalin e Shkodrës, tre pacientë janë në gjendje të rëndë për shkak të patologjive prej të cilave janë shtruar.

Por ata janë edhe të infektuar me koronavirus pasi janë trajtuar nga një infermiere që po ashtu kanë rezultuar pozitive me Covid-19.

Një pacient ndërroi jetë sot në spitalin e Shkodrës ndërsa nga familjarët u deklarua se ishte i infektuar me koronavirus.

Pretendim i hedhur poshtë prej ministrisë së Shëndetësisë të cilët pohuan se vdekja kishte ardhur si pasojë e hemoragjisë celebrale.

Ministria e Shëndetësisë ka informuar se në Shkodër ka nisur kryerja e një hetimi epidemiologjik për shkak të rastit të deklaruar sot me koronavirus në spitalin rajonal të qytetit.

Dhe bëhet fjalë për një infermiere e cila po trajtohet.

- Advertisement -

TE FUNDIT