22.5 C
Tirana

Trajneri Gjoka: Ishte emocionuese për mua, tifozët shkodranë më respektojnë

VENDI

Fitorja e djeshme ndaj Flamurtarit ka gëzuar të gjithë në Shkodër. Për më tepër futbollistët dhe stafin teknik.
Madje për këtë të fundit dhe në veçanti për trajnerin Gjoka, mund të ketë qenë dita më e lumtur që kur ka marrë drejtimin e Vllaznisë.
Në dy momente, gjatë ndeshjes dhe në fund të saj, tifozët e pranishëm në “Loro Boriçi”
kanë brohoritur në kor emrin e tij.
Kjo natyrisht që e ka bërë atë të ndihet mirë. Për më tepër pas problemeve që ka patur ditë më parë.
Një veprim i tillë i tifozëve tregon se Ernest Gjoka ka fituar simpatinë e të gjithë shkodranëve.
I pyetur në lidhje me këtë gjest të tifozëve, trajneri i kuqebluve është shprehur:
“I falenderoj shumë tifozët, ishte shumë emocionuese për mua dhe
kjo tregon se tifozët më respektojnë dhe kjo më jep edhe më shumë ego për të vazhduar ta bëj punën sa më mirë.
Nga ana tjetër, bashkë me tifozët shkodranë po punojmë të gjithë sëbashku për ta nxjerrë skuadrën nga ky moment jo i mirë ku ndodhemi”.
© shkodrasport.com

- Advertisement -

TE FUNDIT