19.5 C
Tirana

Trajleri godet autobuzin, humb jeten gruaja pasagjere

VENDI

Në aksin rrugor Librazhd- Qafë thanë, në vendin e quajtur “kthesa e gomave”, një mjet trajler me drejtues shtetasin A.H. banues në Durrës, si pasojë e lagështirës ka goditur autobusin me drejtues shtetasin Th.K. banues në Elbasan.

Si pasoj e ktij aksidenti shtetasja R.H. 82 vjeçe ka ndërruar jetë.
Po ashtu jan lënduar lehtë shtetaset D.M. 63 vjeçe dhe A.G., 44 vjeçe jashtë rrezikut për jetën, të cilët ishin pasagjerët në autobus.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

- Advertisement -

TE FUNDIT