Një tjetër tërmet ka goditur këtë të premte vendin.
Sipas EMSC lëkundjet e tokës ishin me magnitudë 4.5 dhe me epiqendër në detin Adriatik.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në Durrës, Hamallaj, Fushë-Krujë e në Tiranë, ndërsa kanë krijuar panik tek banorët. Ende nuk dihet nëse ka dëme materiale.