20.5 C
Tirana

‘T’JU VIJË TURP. KËRKONI FALJE’/ CRUDELLI QAN NË EMISION SI FËMIJË, LOT DËSHPËRIMI PËR MILANIN

VENDI

Tiziano Crudeli njihet si një nga komentatorët e çmendur dhe tifozët më të flaktë të Milanit.

Shumë herë e kemi parë duke qarë si fëmijë në emision vite më parë për sukseset e kësaj skuadre, por këtë herë historia ndryshon.

Dëshpërimi ishte i madh dhe i tejkaloi limitet kur Milani ka humbur me rezultatin 5-0 ndaj Atalantës. Pikërisht në ndeshjen e fundit të vitit 2019, për të bërë kështu dhuratën më të shëmtuar për tifozët.

Komenti i Crudelit nuk ka nevojë për më shumë përshkrim, ku mes lotëve thotë mes të tjerash:

T’ju vijë turp. Kërkoni falje. T’ju vijë turp. T’ju vijë turp. Sepse mund të humbasësh, por jo kështu. Një turpërim që nuk është parë ndonjëherë më herët. Duhet të ketë minimumin e krenarisë”. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

TE FUNDIT