13.5 C
Tirana

Tjetër lëkundje tërmeti në Tiranë dhe disa qytete

VENDI

Një lëkundje e fortë tërmeti është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në Tiranë dhe ne disa qytete.

Sipas IGJEUM, tërmeti me magnitudë 4.3 i shkallës rihter e kishte epiqëndrën 9 km në veri të Durresit.

Lëkundjet u regjistruan në orën 17:03.

Tërmeti ka shkaktuar panik të qytetarët teksa një pjesë kanë nxituar të dalin në rrugë, sidomos në Tiranë. Nga Ministria e Mbrojtjes deklarojne se momentalisht nuk ka informacion për dëme nga kjo lëkundje.

Sizmiologët kanë bërë të ditur se lëkundje të tilla janë një proces normal derisa sa pllakat tektonike të stabilizohen. Ato janë pasgoditje që pasojnë lëkundjen kryesore të 26 nëntorit.

- Advertisement -

TE FUNDIT