14.5 C
Tirana

Tifozët e Tërbunit kërkesë drejtuesve të klubit: Kurrë më shkodranë në ekip!

VENDI

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit të kategorisë së parë ka rezultuar fatale për Tërbunin e Pukës.
Humbja 0-1 ndaj Korabit ka sjellë rënien e kësaj skuadra nga kategoria.
Një gjë e tillë ka sjellë një irritim shumë të madh të tifozërisë së kësaj skuadre.
Përmes faqes së tyre në facebook ata i kanë bërë një thirrje drejtuesve të klubit duke i kërkuar që kurrë më të mos marrin futbollistë shkodranë në ekip. Ja çfarë shkruajnë ata:
“E di ku mund ta dalloni lehtë se çfarë të paftyrësh kemi pasur në ekip? Është shumë e thjeshtë, kryetari i bashkisë Gjon Gjonaj gjithë sezonin besoi tek lojtaret dhe trajneri dhe stafi drejtues.
Çdo muaj jua dha rrogat si asnje ekip ne Shqiperi pa pasur asnje detyrim ndaj tyre dhe nje dite para ndeshjes me Korabin jua dha rrogat e fundit dhe ju premtoj dhe premio ne rast se do ta fitonin ndeshjen.
Por nuk ndodhi ashtu. Ata e rrezuan ekipin tone ashtu siç paten bere edhe dy ekipet me shkodran me perpara të pafytyre, pa turp marrin leket tona tallen me tifozet dhe fanellen tone dhe ne fund të pakten asnje nuk erdhi tek tifozet të kerkoje falje as per t’i pershendetur.
Por dhe ne deklarata apo te pakten nje mesazh qe të kerkojne falje asnje për ketyre nuk bene trajneri mbyll facebookun sepse nuk mund tiu dale perballe akuzave për shitje të ndeshjeve.
Kemi kontaktuar vete lojtaret nga të gjithe vetem dy na kane kthyer pergjigje por akoma të pakten falje por vetem justifkime, jo arbitri, jo aq mundesi kemi.
Jeni totalisht bukeshkalsa, nuk ju duam t’iu shohim kurre ne Puke. I bejme thirrje kryetarit të bashkise qe çfaredo ekipi të krijohet vetem shkodrane mos na merrni ju lutemi.
Kushdo president të vije vetem shkodran mos na merrni jane kanceri i futbollit të sotshem.
Ne rast se do kemi qofte vetem 1 lojtar, nuk do të lejojme të shkelin ne fushe kurre.
Shume do të thone, jo Plori po ai po ky. Jo o zoterinj, ELVIS PLORI ka qene legjenda e ekipit tone i cili për here të pare ka shkruar historine ne ekipin tone i cili kurr nuk e shiti fanellen tone dhe veten e tij.
Gjithashtu dhe SENAD LEKAJ dhe BRUNO KEPI legjenda qe kurre nuk do të harrohen por jo ata të pafytyre, keta e kane origjinen nga Shkodra por kurrsesi zemren dhe gjakun sikur ata qe kishim”.

- Advertisement -

TE FUNDIT