25.5 C
Tirana

Thirrje Edi Ramës: Hiqu oligarkëve 150 milion euro, përdori për rindërtimin

VENDI

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, është shprehur se duket se kryeministri Edi Rama ka vënë në zbatim rekomandimin e Lulzim Bashës për të nxjerrë në teren 500 inxhinierët.

Përmes një postimi në rrjetin social Fb, Paloka shkruan se e vetmja pikë pa zbatuar e kërkuar nga kreu i PD, që nuk ka gjetur zbatim nga shefi i qeveriaë është kalimi i 150 milionë eurove të parashikuara për 10 oligarkë në shërbim të qytetarëve.

Ja dhe rekomandimin e dyte te Lulzim Bashes e vuri ne zbatim , 500 inxhinieret i paska gjetur per ti nxjerre ne terren. Tani , nga tre pikat qe rekomandoi Basha ka mbetur vetem e treta ; 150 milion eurot qe ke parashikuar ne buxhet per 10 oligarke, kaloi per t’ju rikthyer jeten normale qindra mijera familjeve te demtuara e traumatizuara dhe pastaj mund te marresh gjithe “meritat”.

Nje mbledhje “parlamenti” e ke, ju a heq oligarkeve dhe ja kalon shqiptareve qe kane mbetur rrugeve ne mes te dimrit. Ne fund te fundit parate qe ju ke grabitur po ju kthen…apo kjo pika e trete te dhemb shume? Te leshosh tek parate dhe pushteti per te lehtesuar sado pak jeten e shqiptareve, per ty eshte te kerkosh shume.

- Advertisement -

TE FUNDIT