13.5 C
Tirana

Thelbi i “Zgjedhores”, ndarja e shtetit nga politika

VENDI

Pas mbledhjes së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, ish-deputeti Oerd Bylykbashi deklaroi se me miratimin e axhendës i hapet punë rrugës konkrete për të diskutuar dhe miratuar propozime për Reformën Zgjedhore.

Ish-deputeti demokrat bën me dije se opozita është e angazhuar maksimalisht për të ecur me shpejtësi me drafte dhe me propozime konkrete.

Ajo që ka rëndësi është se me këtë dokument të sotëm dhe metodologjinë që ai përfshin, i hapet puna rrugës konkrete për të diskutuar dhe miratuar propozime për Reformën Zgjedhore.Opozita është e angazhuar maksimalisht për të ecur me shpejtësi me drafte, me propozime konkrete, duke marrë në konsideratë punën që është bërë gjatë gjithë kësaj periudhe në Komisionin e Reformës Zgjedhore që në kohën kur opozita ishte palë e atij Komisioni.

Sipas tij, dokumenti i sotëm përfshin të gjitha çështjet që PD ka ngritur politikisht në Këshillin Politik, ku do të përfshihen çështja e shitblerjes së votës, ndarja e politikës nga krimi, si dhe probleme të rënda zgjedhore që ndryshojnë dhe manipulojnë votën e shqiptarëve.

Dokumenti i sotëm përfshin të gjitha çështjet që kemi ngritur politikisht në Këshillin Politik, ku do të përfshihen, çështja e shitblerjes së votës, ndarjes së politikës nga krimi, probleme të rënda zgjedhore që ndryshojnë dhe manipulojnë votën e shqiptarëve; çështja e sistemit zgjedhor. Të gjitha masa që kanë si emërues të përbashkët, elementin e vullnetit politik për të ndarë shtetin nga politika, shtetin nga partitë politike. Një angazhim dhe një standard i OSBE-së pa të cilin çdo kornizë ligjore pëson fatin e ndryshimeve që janë bërë deri më sot. Ky është thelbësor në procesin që po nisim që nga sot.

Bylykbashi shtoi se: Çështje të substancës do të diskutohen më pas nga ekspertët dhe nga grupi i përfaqësuesve politikë. Por nuk është ky momenti për të diskutuar çështjet specifike.

Damian Gjiknuri, Rudina Hajdari, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi miratuan këtë të hënë në mbledhjen e Këshillit Politik kalendarin e punimeve të treyzës për Reformën Zgjedhore, së bashku me diskutimet kyçe për këtë proces.

- Advertisement -

TE FUNDIT