18.5 C
Tirana

Tetraplegjiku në vështirësi, babai kujdeset i vetëm për djalin e sëmurë

VENDI

Pas vdekjes së bashkëshortes, Imer Gaxha nga Tropoja kujdeset i vetëm për djalin 29 vjeçar që është tetraplegjik. Ai e ka të pamundur që me kempin e djalit të blejë ilaçet për të dhe të paguajë shtëpinë me qira.

Imer Gaxha prej 5 vitesh është zhvendosur nga fshatrat e Tropojës në Tiranë.

Tashmë jeton vetëm me djalin e tij 29 vjeçar tetraplegjik.

Tregon se vendimi për të lënë vendlindjen ishte i vështirë, por u detyrua për shkak të sëmundjes së djalit.

“Është e vështirë pasi si nëna nuk mund t’ja plotësoj kushtet”.

60-vjeçari thotë se jeta e ka sprovuar pas vdekjes së bashkëshortes.

“Zoti i madh na provoi dhe ne.”

Të dy jetojnë në zonën e Laprakës me qira.

Me kempin e djalit blen ilaçet për të dhe pjesa që mbetet nuk i mjafton për pagesën e shtëpisë ndaj edhe kërkon ndihmë.

“Me pensionin e djalit paguaj qiranë, dritat e ujin dhe çfarë mund të punoj vetë.”

- Advertisement -

TE FUNDIT