17.5 C
Tirana

Tërmeti preku edhe burgjet, flet ministrja Gjonaj për situatën në burgje.

VENDI

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka vijuar inspektimet në të gjitha IEVP-të e prekura nga lëkundjet sizmike ku ka mundësuar ekspertizë të huaj dhe vendase për vlerësimin e të gjitha dëmeve dhe hartimin e projekteve rehabilituese. Ekspertë shqiptarë, italianë dhe zviceranë, kanë bërë të gjithë analizimin e gjendjes së IEVP Lezhë dhe kanë dalë me përfundime konkrete.

Gjonaj siguron se po i kushtohet vëmendje maksimale të gjithë institucioneve të ekzekutimit të veprave penale në këto momente të vështira. Bashkërisht me shtabin e emergjencave civile, inxhinierët e fushës, specialistët italianë të misionit Vigili del fuoco si dhe ekspertët më të mirë zviceranë e holandeze të misionit të BE.

Kemi inspektuar së afërmi godinën e Institucionit të Ekzekutimit të Veprave Penale Lezhe, duke vlerësuar çdo pasojë në infrastukturë që kanë sjellë lëkundjet e forta sizmike. Pas një analize fillestar të shtabit të emergjencës së Ministrisë së Drejtësisë si dhe akt konstatimit të Institutit të Ndërtimit, nga kjo IEVP evakuuam 264 persona që vuanin dënimin duke i transferuar në IEVP Shkodër.

Aktualisht janë ndërmarrë të gjitha masat për grumbullimin e të dhënave të sakta mbi IEVP e prekura nga lëkundjet sizmike dhe kryesisht për atë në Lezhë, për të mundësuar që ndërhyrja të jetë sa më e plotë dhe efiçente. Në vlerësim të rëndësisë së opinionit dhe ekspertizës së tyre, i shpreh mirënjohjen ambasadorit të BE Luigi Soreca, atij italian Alberto Cutillo, si dhe misioneve të tyre të asistencës, të cilët në mënyrë të shpejtë ofruan për ne ndihmë të jashtëzakonshme, nënvizon Gjonaj.

- Advertisement -

TE FUNDIT