18.5 C
Tirana

Tërmeti, Papa Françesku mesazh shqiptarëve: Lutjet e mia shkojnë për ju

VENDI

Gjatë lutjes së mëngjesit Papa Françesku ka shprehur mbështetjen e tij për vendin tonë, pas tërmetit katastrofik të së martës

Ai është shprehur se populli shqiptar është shumë i dashur për të dhe se lutjet e tij shkojnë për viktimat, të plagosurit dhe familjet.

Papa gjithashtu tha në fjalën e tij se Shqipëria është vendi i parë në Evropë që ai ka dashur të viziojë

Dua të dërgoj mbështjetjen time popullit të dashur shqiptar, i cili ka vuajtur shumë këto ditë. Shqipëria ka qenë vendi i parë në Evropë që kam dashur të vizitojë. Unë u jam afër të prekurve, lutem për të vdekurit, për të plagosurit për familjet. Zoti bekoftë këtë popull të cilin e dua shumë,”-përfundon ai.

Shqipëria u godit nga tërmeti në orët e para të mëngjesit të së martës duke shkaktuar viktima dhe qindra të plagosur.

Aktualisht po vijohet puna për shpëtimin e personave të tjerë në zonat më të prekura si Thumanë dhe Durrës.

Ekipe shpëtimi kanë ardhur nga shumë vende të botës si Kosovë, Greqi, Rumani, Turqi, Mali i Zi, Zvicra, Maqedonia si dhe nga Italia.

- Advertisement -

TE FUNDIT