17.5 C
Tirana

Tenton t’i vërë flakën komshies e më pas vetes

VENDI

Një ngjarje e rëndë por pa pasoja në jetë është regjistruar këtë të mërkurë në Mallakastër, ku një shtetase tentoi të vetëdigjej por që fatmirësisht policia ka arritur të ndërhyjë në kohë dhe ta shpëtojë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, në qendër të qytetit të Ballshit, ku shtetësja P.T, 60 vjeçe, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka spërkatur me benzinë dhe ka tentuar t’i veri flakën komshies së saj, shtetases E.Xh, e cila ka arritur të largohej.

E ndodhur në gjëndje të rëndë psikologjike, shtetasja P.T ka hedhur benzinë në trupin e saj dhe ka ndezur çakmakun për t’u vetëdjegur.
Por ka qenë ndërhyrja e patrullës së policisë ajo që bëri të mundur që shtetasja P.T të mos pësoi dëmtime të rënda duke fikur menjëherë zjarrin.

60-vjeçarja u transportua me ambulancë për në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashte rrezikut për jetën.
Dyshohet se kjo shtetase vuan nga depresioni. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

- Advertisement -

TE FUNDIT