23.5 C
Tirana

Temperaturat e ulëta, 3 qytete shqiptare zbardhen nga dëbora

VENDI

Vendi prej disa ditësh është përfshirë nga moti i ftohtë. Ditën e sotme do të vijojnë reshjet e dëborës në veri, veri-lindje, jug dhe jug-lindje të vendit. Sipas Instituti i të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ditën e sotme temperaturat minimale në zonat malore do të shkojnë deri në -6 gradë. Ndërkohë parashikohet se edhe gjatë ditës së sotme do të ketë erëra të forta.

Si paraqitet situata në terren?

Qytetet si Kukësi, Korça dhe Erseka janë të mbuluar nga dëbora, por asnjë nga akset rrugore nuk është bllokuar. Në veri të vendit aksi rrugor Kukës-Peshkopi, Kukës-Krume, Kukës-Fushë-Arrëz, Krume-Bajram Curr janë të qarkullushme pa zinxhirë. Edhe Rruga e Kombit është e qarkullushme pa probleme.

Ndërsa në julindje të vendit në Qafën e Qarrit është kriposur rruga dhe tashmë ky aks është i hapur. Autoritetet bëjnë thirrje që drejtuesit e automjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm pasi parashikohet vazhdimi i stuhisë me reshjet e borës në zonat malore të vendit. Në pjesën tjetër të vendit situata paraqitet më e qetë.

Era e furishme përfshiu ditën e djeshme gjithë Shqipërinë dhe u rrëzuan katër pemë në Tiranë, mes tyre edhe bredhi i Vitit të Ri. Po kështu u anuluan lundrimet nga Porti i Durrësit dhe i Vlorës. Pati tre aksidentet masive dhe një viktimë. Zona e Selitës në Tiranë mbeti pa energji elektrike.

- Advertisement -

TE FUNDIT