15.5 C
Tirana

Të maskuar dhe me armë grabisin të moshuarit

VENDI

Një grabitje ka ndodhur në lagjen numër 3 të Korçës mbrëmjen e së hënës.

Mësohet se persona të maskuar, nën kërcënimin armës, janë futur me dhunë në një banesë ku jetonte një çift të moshuarish duke i grabitur.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për arrestimin e autorëve të kësaj ngjarje.

Njoftimi i Policisë

“Më datë 14.10.2019, rreth orës 21.45, në lagjen nr.3, dy persona ende të pa identifikuar, dyshohet se njëri kishte armë zjarri tip pistoletë kanë hyrë në banesën e shtetasve F.R dhe A.R, rreth 85 vjeç, duke ushtruar dhunë psikologjike, kanë marrë një sasi lekësh dhe më pas janë larguar me shpejtësi. Dy të moshuarve u është dhëna ndihma e parë mjekësore, pa probleme për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

- Advertisement -

TE FUNDIT