Nanë!
Sot, në këtë ditë ftohtë dhjetori, tuj udhetue me autobus, perballë meje, pashë pamjen ma të bukur që syni mund të sodisin. Nji fëmije të vogël qi puthte t’amën pa pushim.
E për dreq nja dy pika lot me ranë njashtu pa i miratue, aq sa më erdh marre prej njerëzve që m’i kishin ngul sytë e më shihnin me habi. “Burri nuk kjanë- më erdhen në mend fjalët e tua , qi mi thoje fëmi , kur qaja se nji teke e jemja nuk u plotësonte. Sot mbas shumë vitesh më kaloi feminia nëpër mend, e mu kujtu sesa rrallë të kisha puth unë ty nanë, po sa shumë të kisha dasht. Po njashtu si fmi i llastuem, kurrë s’dita me ta tregue at dreq dashnie.
Mu kujtonte fort mirë kur nji çokollate në doren teme, ishte gjithmonë nji kafshatë bukë ma pak për tjerët e për ty . Po ti kurrë s’u ankove, po ashtu tuj fsheh brengat nën shami, ndoshta shpesh ke fjet pa u ngi me bukë. Nëpër mend më kaluan kujtimet, e kur i vuna në peshore ,më dolën qe ty nanë ma shumë te kam pa tuj kjajt sesa tuj kesh. Erdh’ nji ditë kur u bana burrë, e mu desht me e provu emigrimin. Si gjylpanë më thernin në zemër, lotët e tu kur më përcolle n’derë, e sa u merzite ti nanë edhe pse unë kurrë nuk pata kanë djali “ideal” për ty. Kam ec kambë atë natë, maleve të Greqise e kurrë nuk të thashë sa e veshtirë u ba ajo rrugë për mue . Jo prej lodhjes, po se në çdo përfytyrim më dilte fytyra jote, më dilnin lotët e tua që kur i kujtoja , mu bajshin kurth në kambë e me ec nuk më lenin.
Dy vjet në vend të huaj , a e di sa më ke mungu nanë? Po asnjiherë nuk e dhashë veten kur folnim bashkë në telefon, se ti përherë me thojshe Burrat nuk kjajnë,,. Eh, më pyet nji herë kur telefonin e mbyllja, e u shtrija ne atë krevat të dalun fare, sesa herë e kam la jastekun me lot. Isha i ri fort, e larg teje s’dukej ndryshe veç si i tretun. E di nanë, asht marre me kjajt , po unë nuk u bana ndojherë “burrë” Mu ka thye zemra shpesh , po ti kurrë nuk e more vesh se ti e din , jam tip i mbyllun , po edhe s’kam dasht me ti shtue mërzite. E prapë sot kur jeten teme e vej në peshore , mërzitem ma fort, se e di se s’të kam dashtë aq sa duhet , ose të kam dasht po nuk kam ditë me ta thanë.
E sot unë s’muj me e u gezue e me u defrye se ndihem në faj kur e gjej veten të lumtun, tu e dit sa ke vujt. Por, du ta dish, andrra jeme ma e bukur je ti, je dita jeme me diell gjithmonë, je gezimi ma i madh edhe pse keto i patëm me pikatore në këtë jetë. Du ta dish nanë, edhe pse s’ta them, unë sa herë vij në shpi , kur shoh ftyrën tande , çdo të keqe harroj. Nji përqafim i joti ,jetën ma shton. Të du nanë, të kam dasht gjithmonë edhe pse kurrë s’ta thashë sa duhet. Djali yt asht krenar për ty!
Nga Liridon Mulaj
BURRAT NUK KJAJNË!